KreuCelebrity

Madona mbron djalin pas arrestimit për kanabis

Pak orë pas arrestimit të djalit Rocco për posedim të marihuanës, Madona vendos të thyejë heshtjen me një komunikatë për shtyp.

“E dua shumë dhe do të bëj të pamundurën për t’i dhënë mbështetjen e duhur për të cilën ka nevojë”, deklaron këngëtarja e njohur duke folur për ngjarjen si “një çështje familjare” dhe i ka kërkuar medias të respektojnë privatësinë e tyre.

Rocco u arrestua në lagjen Camden në Londër pas denoncimit të një fqinje, ngjarje e ndodhur në 28 shtator. Për momentin djali i është besuar një qendre të vogël për rikuperim.

16 vjeçari jeton prej muajsh në kryeqytetin britanik me të atin e tij Guy Ritchie. Një zgjedhje e kapërdirë keq nga ana e Madonës që iu drejtua gjykatës për ta marrë me vete në New York. Por shtatorin e vitit të kaluar arritën një marrëveshje ku i lejonte ish burrit kujdestarinë e djalit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF