KreuStil Jetese

Nicole Kidman dhe vajza e vogël e saj janë si dy pika uji

Ende nuk mund të themi nëse do të bëhet një metër e 80-të si e ëma Nicole Kidman, por me siguri Faith Margaret qysh tani në moshën 5-vjeçare është kopje e saj dhe i bashkohet listës së fëmijëve që premtojnë të jenë yjet e ardhshëm të Hollywood-it. Ka ndodhur kështu edhe me Apple Martin që ka ndjekur gjurmët e të atit Chris në skenën e Glanstonbury-it. Në rastin e Faith, ngjashmëria me të ëmën është shumë impresionuese.

 

Kaçurrella bionde, shikim të “mprehtë” dhe të ashpër, vogëlushja Faith Margareth dhe e ëma Nicole Kidman janë si dy pika uji. Me siguri Faith ka ngjashmëri më të madhe se vajza e madhe Sunday Rose ( e lindur në vitin 2008).

Nicole është e martuar prej 10 vjetësh me Keith Urban dhe pavarësisht thashethemeve, duket se ata janë shumë të lumtur së bashku. Më parë aktorja ka qenë e martuar me Tom Cruise, një lidhje që duket se e ka lënë pas krahëve dhe për të cilën është shprehur se“Isha vetëm 23-vjeçe, isha shumë e re asokohe”.

Për më shumë lexoni këtu:

https://bordo.al/2016/11/03/nicole-kidman-nuk-mund-te-deshiroja-dike-me-te-mire-2/

                                                                                                                      /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF