Parfumet e ikonave të modës

/BORDO/A.D

Jo, Marilyn Monroe nuk përdorte vetëm pak nga parfumi Chanel N.5. Mitet e Hollywood-it mund të rrëzohen, ose mund të forcohen, kur zbulohen parfumet më të pëlqyer të yjeve që i kanë mësuar botës anë e mbanë se si të ecin, se çfarë të veshin, se si të flirtojnë. Madje kanë qenë po këto ikona bukurie që kanë diktuar se sa parfum duhet të përdoret dhe si, që të zgjasë sa më shumë. Aq gjatë sa të bëhet i përjetshëm. I përjetshëm si miti i Audrey Hepburn, i përjetshëm si roli social i Katherine Hepburn. Gra gjigante pas sukseseve po kështu gjigante sinonim të fragrancave të sensualitetit në pikëza parfumi. Dhe, mbi të gjitha, pas zgjedhjes së parfumit të Jacqueline Kennedy, për shembull qëndron një histori. Dhe ç’të thuash për Liz Taylor së cilës nuk i mjaftonin diamantet e Richard Burton për të qenë një div (por kishte nevojë për një parfum të artë).

Zbuloni se parfumet që kanë përdorur ikonat më të mëdha të bukurisë, divat e modës që konsiderohen ende sot si udhërrëfyese të stilit.

Marilyn Monroe nuk përdorte vetëm pak nga parfumi Chanel N.5. Sipas gojëdhënave ndërsa Marylin ka qenë duke xhiruar për filmin “Dikujt i pëlqen i nxehti” i kanë dhuruar një parfum të cilin ajo pasi e provoi nuk mundi të ndahej më prej tij. Bëhet fjalë për Floris Rose Geranium.

Parfumi i përdorur nga Jackie Kennedy. Zonja e parë, duhet të ishte, sipas skenarit, zonja më e pushtetshme e planetit. Dhe një grua e fuqishme duhet t’i bëjë të gjithë njerëzit që ta ndjekin, ose thuajse. Pasi parfumi i saj i preferuar ishte Joy i Jean Patou.

Parfumi i përdorur nga Grace Kelly. Kur je duke braktisur Hollywood-in për tu bërë princeshë, gjithçka duhet rindërtuar për jetën e re. Për Grace Kellyn përveçse të ndryshonte një stil jetese, kjo nënkuptonte edhe ndryshimin e parfumit. Ishte “Fleurissimo di Creed” një deklaratë dashurie e përjetshme pasi për ta krijuar princi Ranieri përdori të njëjtat lule që me të cilën kishte kompozuar buqetën e nusërisë.

Parfumi i përdorur nga Elizabeth Taylor. Diva me sytë violë mund të kishte çdo gjë. Nuk i nevojitej makijazhi, mjaftonte që të të shikonte. Edhe pse ajo pati sukses të madh si sipërmarrëse e flagrancës White Diamonds, pak e dinë se në debutimin e saj në Hollywod Liz adhuronte të parfumonte pulset e saj me Jean Deprez Bal à Versailles një miks ekzotikë i rozmarinës me vaniljen, të cilin e ka përdorur edhe ndërsa ishte duke xhiruar për rolin e Kleopatras.

Madje ia ka dhuruar edhe Michael Jackson i cili do ta përdorte gjatë gjithë jetës.

Parfumi i përdorur nga Lady Diana. Ashtu si Grace Kelly edhe Lady Diana, parfumin të cilin e ka adhuruar gjatë gjithë jetës së tij e ka përdorur për herë të parë gjatë dasmës së tij. Flagranca quhej “Quelques Fleurs”, dhe Lady D ka alternuar jaseminin me Faubourg të Hermes me më shumë aromë portokalli, pjeshke dhe qelibari. Dhe po, do të ishte dashuria e saj e re parisiene.

Parfumi i përdorur nga Audrey Hepburn. Jo nuk është rastësi që muza e krijimeve të Hubert Givenchy i ka dhuruar botës një parfum ekstazë. L’Interdit di Givenchy, në fakt, është krijuar nga stilisti në vitin 1957 posaçërisht për Audrey. Ndërsa femrave të tjera i’u deshën 3 vjet që të mund të përdornin të njëjtin parfum si diva.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.