3 mënyra natyrale për të zbardhur dhëmbët

Dhëmbët: 3 mënyra të thjeshta dhe ekonomike për t’i bërë më të bardhë

Ekzistojnë tre mënyra të shpejta dhe ekonomike për të zbardhur dhëmbët. Shumë shpesh trajtimet e disponueshme në klinika dentare janë gjithmonë të kushtueshme dhe i bëjnë dhëmbët shumë të ndjeshëm. Por ka tre mënyra të tjera që mund t’ju vinë në ndihme të cilat mund t’i provoni edhe në kushte shtëpiake.

  1. Luleshtrydhe: luleshtrydhet përmbajnë vitaminën C që ndihmon për të eliminuar pllakëzat. Ja si të veproni: Vendosni në frullator 3-4 luleshtrydhe të vogla. Përhapeni mbi dhëmbë me anën e një furçe dhe e lini të veprojë për 3-4 minuta. Më pas lani dhëmbët normalisht me furçë.
  2. Sodë buke dhe limon: duke përdorur këtë kombinim mund të keni një efekt të shkëlqyer në kohë të shkurtër. Ja se si të veproni: Merrni një lugë të vogël me sodë buke dhe shtrydhni pak lëng limoni. I përzieni dhe do të mund të përfitoni një pastë, të cilën duhet ta përhapni me furçë tek dhëmbët dh eta lini të veprojë për 45 sekonda përpara se të shpëlani gojën.
  3. Karboni aktiv: karboni aktiv është perfekt për të zhdukur njollat më të dukshme nga dhëmbët tuja. Ja se si të veproni: hapni një kapsulë me karbon aktiv dhe e vendosni direkt mbi furçë të dhëmbëve dhe më pas i lani me kujdes. E lini që të veprojë për 2-3 minuta dhe më pas shpëlani gojën.                                                                                                                                                                                                         BORDO/A.D
Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.