KreuStil Jetese

Katie Holmes dhe e bija janë identike

Sum Cruise, e llastuara e Beverly Hills është identike me mamanë e saj Katie Holmes. 10-vjeçarja për 5 vitet e para të jetës praktikisht është mbajtur në pëllëmbë të dorës nga e gjithë familja.

Suri Cruise dhe e ëma, janë si dy pika uji. Ndodh pak a shumë njësoj si me vajzën e ishit të babait të saj, Nicole Kidman dhe Faith Margaret (për më shumë lexoni këtu https://bordo.al/2016/11/25/nicole-kidman-dhe-vajza-e-vogel-e-saj-jane-si-dy-pika-uji/). Është dashur shumë kohë në fakt para se Suri Cruise të shfaqej në publik së bashku me mamanë Katie Holmes? Shumë. Kjo pasi ajo kur ishte shumë e vogël mediet i kanë kushtuar vëmendje të madhe, ndryshe nga dy vëllezërit e saj më të mëdhenj (fëmijët që kanë adoptuar Nicole Kidman dhe Tom Cruise) të cilit janë kujdesur shumë për Surin, madje mund të thuhet se kanë qenë praktikisht babysitter-it e saj, duke e llastuar dhe përkëdhelur atë pafundësisht.

Përpara se princi George të vinte në jetë, Suri Cruise kishte një blog fiktiv nga një “jo i afërt” në të cilën publikoheshin të gjitha nazet e saj. Në këtë Blog, vajza e Tom Cruise, që nuk e takon të atin prej tre vitesh jepe leksione që bebet e famshëm si North ËWest dhe Harper Beckham nuk kanë mundur t’i njohin. Tani që është 10-vjeçe, Suri Cruise është një vogëlushe normale, në pamje të parë , duke qenë se e ëma përpiqet ta shmangë ekspozimin e saj në medie dhe rrjete sociale.

                                                                                                                 /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF