Kubë, shuhet Fidel Castro

Ndahet nga jeta Fidel Castro. Ikona e revolucionit kuban, është shuar dje në orën 22. 29 të mbrëmjes në moshën 90-vjeçare. Lajmin e hidhur e dha në televizionin shtetëror vëllai i tij Raul Castro, presidenti i Kubës: “Komandanti që udhëhoqi revolucionin kuban është ndarë nga jeta dje në orën 22. 29”, u shpreh vëllai i tij, i cili dukej i prekur. I sëmurë për një kohë të gjatë, në vitin 2008, pas 49 vitesh si “lider maksimal” Fidel Castro kishte dhënë dorëheqjen nga presidenca e Kubës dhe nga detyra e komandantit të shtetit, duke ia kaluar të gjitha detyrat dhe pushtetin të vëllait për shkak të përkeqësimit të kushteve të tij shëndetësorë. Shfaqja e tij e fundit publike ka qenë pikërisht në gushtin e shkuar.

Lajmërimi i Raul Castro-s: “I dashur popull i Kubës, me dhimbje të thellë jam para jush për të informuar popullin tonë, miqtë e Amerikës sonë dhe të botës, që sot më datë 25 nëntor të vitit 2016, në orën 10.29 të mbrëmjes, u nda nga jeta komandanti dhe udhëheqësi i Revolucionit Kuban Fidel Castro Ruz”, lajmëroi ai në tv shtetëror duke shfaqur dhimbje të thellë për këtë humbje, presidenti kuban Raul Castro, që e përfundoi deklaratën e tij duke thënë sloganin e famshëm “Hasta la Victoria siempre”.

Fidel Castro, lindi në 13 gusht të vitit 1926, ishte djali i një pronari tokash spanjoll Angel Castro dhe kubanezes Lina. Hero i së majtës, tiran dhe diktator gjakftohtë dhe i përgjakshëm për të gjithë kritikët dhe kundërshtarët e tij. Ai ishte protagonist për thuajse 60 vjet i ishullit të Karaibeve.

                                                                                                                     /BORDO/ A.D

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.