KreuCelebrity

Vajza nga India fiton “The Miss Globe 2016”, Shqipëria e treta

Miss India, Dimple Patel, është shpallur “The Miss Globe 2016”, mbajtur mbrëmë në Tiranë. Ajo triumfoi mes 40 bukurosheve nga e gjithë bota, të cilat garuan në edicionin e 43-të të këtij konkursi.

Dimple është studente në “R. D. National College” në Mumbai dhe është modele profesioniste në industrinë e modës në Indi.

Vendi i dytë ose shoqëruesja e parë e miss-it u shpall bukuroshja kolumbiane, Yenny Carrillo.

Ndërsa shoqëruesja e dytë ose vendi i tretë shkoi për bukuroshen shqiptare, Kristiana Skurra.

Fituesja e edicionit të vitit të kaluar është Ann Loraine Colis nga Filipinet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF