KreuCelebrity

As Mariah Carey nuk i shpëton manisë së photoshop-it

Të enjten, shumë personazhe të famshëm postuan në rrjetet sociale fotografi nga festimet në “Ditën e Falenderimeve”. Por duket se ka qenë fotoja e Mariah Carey-t që ka rrëmbyer vëmendjen. Këngëtarja, në fotografinë që ka shpërndarë për fansat në Instagram, shfaqet e veshur me një badi dhe pantallona xhins duke mbajtur një ëmbëlsirë në dorë.

Syri i vëmendshëm i fansave dhe gazetarëve ka parë një transformim në pasqyrimin e ëmbëlsirës në pasqyrë dhe të shpatullës së saj të majtë.

Ndryshimi tjetër është në këmbën e saj të djathtë duke u vënë re një deformim në kapakun e dollapit.

Këngëtarja Carey ka prekur me photoshop fotografinë për të zgjeruar shpatullën dhe për të holluar këmbën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF