Përdoruesit e Facebook: Të stresuar dhe ziliqarë!

facebook“Mbyllja e Facebook çon në nivele më të larta të mirëqenies” kjo është tema më e fundit e studimit nga Universiteti i Kopenhagen ku argumenton se vetëushqyerja e zilisë tek shohim jetët “perfekte” të të tjerëve nuk bën asgjë tjetër veçse rrit nivelin e stresit. Studiuesi danez Morten Tromholt mori në shqyrtim 1,095 pjesëmarrës dhe i ndau në dy grupe. Gjysma e tyre duhet të hiqni dorë nga Facebook-u për një javë ndërsa pjesa tjetër do të vazhdonte të ishte aktive në rrjetet sociale. Studimi publikoi përfundime shqetësuese, shkruan Albeu. Njerëzit në Facebook janë 55% më shumë të shtresuar dhe 4 nga 10 njerëz janë ziliqarë për postimet e të tjerëve. 39% e tyre kanë të ngjarë të ndihen më të mërzitur se miqtë e tyre. Nëse doni të jeni më të lumtur mos u besoni çdo gjëje që ju shfaqet në Facebook!

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.