Rezarta Shkurta shfaqet pas shumë kohësh dhe flet për burgosjen e të shoqit

View Gallery
4 Photos

Rezarta Shkurta ka folur për herë të parë në publik, në emisionin “Xing  me Ermalin” për lajmin e arrestimit të bashkëshortit të saj, nipit të ishdiktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

A beson që Ermali është i pafajshëm, ishte pyetja e Mamaqit. “Çfarë pyetje”, tha Rezarta pas një pauze të shkurtër. “Nuk do doja të më pyesje a beson, se a beson i bie çfarë besoj unë dhe cfarë nuk është në realitet.

Meqë vendosa të vij këtu ,nuk do bëj sikur është surprizë kjo pyetje. Unë them ato që janë dhe ti ke drejtën të besosh apo jo.

Ajo cfarë është, ose si nisi, nisi poshtër, po them, ose nisi jo korrekte që nga organet kompetente ku deklaruan se Ermal Hoxha kapet në Xibrakë me 300 mijë euro në makinë kur që këtu nis gënjeshtra se Ermali jo vetëm që nuk kishte këto paratë që janë para fantazëm, por ishim bashkë në Durrës.

U thanë edhe shumë gjëra të tjera qesharake, u bë e madhe jeta luksoze, sigurisht, jeta luksoze e tyre se këtë jetë luksoze që ne e kishim bërë, unë s’e kisha parë. U bëra pronare e një Ferrari që është marrë borxh nga shpia filmike “Pro Video” për të realizuar një film.

Ermali u penalizua se ishte nipi i i diktatorit Enver Hoxha. Ata s’mund të dekonspironin paaftësinë e tyre”. Ti beson se kjo është një padrejtësi?, pyeti Ermali. Përgjigja e Rezartës ishte: Unë nuk e besoj por e di që kjo është padrejtësi. Një pjesë e mirë e njerëzve përtyin atë cfarë i ofrohet dhe janë të lirë ta bëjnë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.