KreuStil Jetese

Të flesh pranë njerëzve që gërrhasin, e rrezikshme për shëndetin!

gerrhitjeTë flesh me një person që gërrhet sa herë fle është e rrezikshme për shëndetin. Kështu thotë një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Leeds në Angli. Studimi tregoi se 30 përqind e personave të intervistuar deklaroi se kishte shqetësime në gjumë për shkak të parnerit apo personit pranë të cilit flinte që gërrhiste.

Problemet e mungesës së gjumit

Kërkimi i kryer nga Universiteti i Leeds lidhet me të tjera studime që në kohë kanë treguar se të flesh pak apo të flesh keq mund të sjellë shqetësime të mëdha për shëndetin. Keqfjetja mund të sjellë infarkt, depresion, sjelle vetëvrasëse ose dëmtime në lëkurë. Por shpesh problemi i gërrhitjes sjell edhe ndarje. Në Angli 29 përqind e të intervistuarve thonë se janë ndarë pikërisht për këtë problem. “Më mirë flini në dhoma të ndara se sa të duroni personin që gërrhet, pasi herët a vonë do të sjellë probleme fizike ose psikologjike dhe situata mund të përshkallëzojë”, thotë ekspertja Nerina Ramlakhan. Sigurisht, jeta në çift është e rëndësishme, por më i rëndësishëm është shëndeti.

Tags:

Home Të Reja

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF