Lady Gaga koncert për komunitetin LGBT

Lady Gaga e ka përqëndruar turin e saj në salla të vogla dhe në performanca private. Por performanca e saj më e fundit ishte më intime nga të gjitha.

Në fundjavë, Gaga vizitoi qendrën “Ali Forney” në Brooklyn, një organizatë që ofron mbështetje për komunitetin LGBT në New York. Ajo kishte përgatitur dhurata për të gjithë të rinjtë, ndërsa interpretoi me dashuri dhe emocion këngën e saj “Million reasons”.

“Unë jam këtu sepse dua të jem këtu.” – u shpreh Lady Gaga. “Jam këtu sepse dua që kjo gjë të ndikoje te të gjithë njerëzit kudo në botë. Dua t’u rikujtoj atyre se kur ata janë të sjellshëm, nuk e bëjnë vetëm tjetrin të ndihet mirë, por edhe mua.”

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.