KreuStil Jetese

Giusi Ferreri në Tiranë: Kasierja që arriti majat e muzikës italiane

Këngëtarja e njohur italiane ka lajmëruar fansat në profilin e saj në Facebook nëpërmjet një video-mesazhi se ditën e sotme, me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë do të jetë në Tiranë. Emri i vërtetë i saj është Giuseppa Ferreri dhe të gjithë e njohin si Giusi.  Ka lindur në 18 prill të vitit 1979 në Palermo (edhe pse në gjendjen civile është regjistruar në 17), Giusy Ferreri ka filluar të këndojë qysh në moshë të vogël duke ndjekur pasionin e saj, të kënduarin dhe ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë. Origjina e saj është nga Sicilia edhe pse ngaherë ka jetuar në periferi të Milanos. Pasioni i saj për  botën e muzikës e shtyu që në moshën 14-vjeçare të studiojë kanto dhe piano. Ka qënë pjestare e bandave të ndryshme muzikore me të cilat ka eksperimentuar lloje të ndryshme të muzikës. Në fillimet e saj edhe pse dëshira për t’u  përkushtuar krejtësisht të kënduarit ishte e madhe ajo ka punuar si kasiere në dyqan part-time, dhe ka vazhduar kështu për një kohë jo të shkurtër, madje kjo punë e ka ndihmuar për investimet e para si artiste. “Kur isha e vogël nisa të provoj duke bërë cover-a por nuk ishte aspak e lehtë. Mendoj se kam pasur kurajo. Duhet të keni guxim”, është shprehur ajo gjatë një interviste për Corriere della Sera. Talent i saj spikati në vitin 2008 gjatë talentshoë-t “X Factor” dhe më pas asgjë s’do ta ndalte suksesin e saj, duke u bërë një nga zërat më të dashur për publikun Italian por jo vetëm.

Ditën e djeshme asaj i është dorëzuar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, “Çelësi i Qytetit”, të cilin ajo e ka falënderuar edhe në Facbook duke ftuar sot njerëzit t’i bashkohen koncertit të saj në Sheshin Nënë Tereza gjatë orës 21 të mbrëmjes.

 

Giusi Ferreri është rritur në Abbiategrasso, provincë e Milanos, dhe këtu bën hapat e parë në muzikë me grupe të ndryshme muzikorë. Kënga e saj e parë, të cliën e ka prodhuar vetë titullohet “Who is me”. Është eliminuar nga “Sanremo Nuove Proposte” (Propozimet e reja në Sanremo) në vitin 2005, ndërsa tre vjet më vonë kalon provat për “X Factor”, derisa në fund të spektaklit shpallet fituese me këngën “Non ti scordar mai di me”, e shkruar nga Roço Casalino (autor i shumë këngëve të suksesshme). Një sukses që do ta çonte në krye të klasifikimeve dhe që i ka dhuruar 4 disqe platini. Suksesi vjen edhe nga albumi i saji parë “Gaetana”, ku tërhoqi shumë kënga e famshme “Novembre”. U shitën 350 000 kopje dhe u certifikua pesë herë me diskun e platinit. Edhe pse ajo punonte part-time si kasiere në një supermarket, në vitin 2009 lë  punën dhe i përkushtohet muzikës duke publikuar albumin e saj të dytë “Fotografie”, që midis cover-ave të tjerë përfshin “Ma il cielo è sempre più blu”.

Është ngjitur dy herë në skenën e Ariston, në vitin 2010 e “Il mare immendo” (disk i artë) dhe në vitin 2014 me “Ti porto a cena con me” ( para se të nxirrte në treg albumin e katërt “L’attesa”.

Në vitin 2015 publikon përmbledhjen e saj “Hits” që midis të tjerave përfshin këngët “Volevo te” dhe “Roma-Bangkok” ( në të cilën këndon përkrah reperit Baby K).

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF