Romina Power e dashuruar: “Tani nuk fshihemi më”

View Gallery
5 Photos
Romina Power e dashuruar: “Tani nuk fshihemi më”

Romina Power e dashuruar: “Tani nuk fshihemi më”

Romina Power e dashuruar: “Tani nuk fshihemi më”

Romina Power e dashuruar: “Tani nuk fshihemi më”

Romina Power e dashuruar: “Tani nuk fshihemi më”

Edhe pse për vite të tëra ajo është përpjekur të ruajë privatësinë e saj, këto ditë ka prezantuar në Instagram partnerin e saj të ri: producentin Hollywood-ian Brian Seweeney: “Tashmë nuk fshihemi më”, ka shkruar aktorja në rrjetet sociale.

Janë shuar kështu shpresat për ata që kishin menduar se do ta shikonin së bashku me Al Bano-n. “Tani nuk fshihemi më”, ka shkruar Romina Power në profilin e saj në Instagram, duke postuar një fotografi të sajën së bashku me producentin Hollywood-ian Brian Sweeny: është ai dashuria e saj e re. Romina u ka prezantuar kështu hapur admiruesve të saj burrin që e ka bërë te dashurohet përsëri.

Tanimë shpresat për ta parë së bashku me Al Bano-n, me të cilin u kthye në skenë një vit më parë, nuk janë tjetër veçse një kujtim i largët. “Jam e do të jem përgjithmonë gruaja e Al Bano-s”, kishte deklaruar ajo pak javë më parë në spektaklin “Arena” të Gilletti-t.  (Për më shumë lexo këtu: http://bordo.al/2016/11/07/romina-power-do-te-jem-pergjithnje-gruaja-e-al-bano-s/)

Partneri i saj i ri (që faktikisht nuk është i tillë pasi janë bashkë prej katër vitesh) është një producent Hollywood-i dhe ka qenë ngaherë i lidhur me familjen Power, dhe ashtu siç vihet re dhe në profilin e tij në Instagram ka një raport të shkëlqyer me vajzat e saj: Cristel dhe Romina Jr.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.