Rrugë të bardhë, Elida Cangonji!

View Gallery
8 Photos
Rrugë të bardhë, Elida Cangonji!

Rrugë të bardhë, Elida Cangonji!

Rrugë të bardhë, Elida Cangonji!

Rrugë të bardhë, Elida Cangonji!

Rrugë të bardhë, Elida Cangonji!

Rrugë të bardhë, Elida Cangonji!

elida_ne_filmin_rruge_te_bardha
Rrugë të bardhë, Elida Cangonji!
elida_ne_filmin_rruge_te_bardha

elida-cangonji-nefillim-te-veres-1975-vera
Rrugë të bardhë, Elida Cangonji!
elida-cangonji-nefillim-te-veres-1975-vera

Shuhet “zana” e kinemasë shqiptare. Lamtumirë, Elida Cangonji!

Ditën e djeshme u nda nga jeta një nga figurat më të dashura në kinematografinë shqiptare. Aktorja Elida Cangonji ishte vetëm 63-vjeç por kthetrat e një sëmundje të rëndë (leucemi acute) e larguan atë nga kjo botë, duke lënë gjurmët e pashlyeshme si artiste por edhe si një femër intelektuale. Elida u diplomua për mjekësi edhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore që ajo devijoi nga rruga e kinematografisë duke ia dedikuar jetën profesionale psikiatrisë për fëmijë, madje ajo ka kryer studime rreth patologjive psikiatrike, veçanërisht për problematikat e fëmijëve që nuk shohin dhe dëgjojnë.

Roli që kishte më përzemër ishte ai i Zanës në filmin “Rrugë të bardha” por ajo kujtohet edhe për role të tjera të saj në filmat “Njeriu me top”, “Shpërthimi”, “Rrugë të bardha”, “Shtigje lufte” etj. Prej vitesh jetonte dhe punonte në Francë së bashku me bashkëshortin e saj danez por kthehej herë pas here në Shqipëri.

 

Ajo ishte mishërimi i shumë personazheve që memorja jonë do të mbajë gjallë për një kohë të gjatë si Zana e Dedës, Vera e Shpëtimit, Zara e Mato Grudës, apo dhe Minushja e Kananit.

 

Elida ka rrëfyer për “Shekullin” dy vjet më parë se ka qenë një rastësi në fakt që  u bë pjesë e kinemasë shqiptare edhe merita për këtë i shkon producentit Saimir Kumbaro i cili edhe pse aktorja, studente atë kohë, kishte shumë dyshime ai ka këmbëngulur fort pasi ka hasur tek ajo një dell artistik të lindur. E ka mbështetur “zgjedhjen “ e Kumbaros atë kohë edhe regjisori i ndjerë Viktor Gjika edhe falë tyre Elida është bërë pjesë e filmit “Rrugë të Bardha”.

Gjatë kësaj interviste Elida e ka konsideruar veten me fat që ka punuar me regjisorët më të mirë si dhe që ka pasur partnerë aktorët më të talentuar. “Ajo që do veçoja nga përvoja e punës me ta, është dashuria me të cilin të gjithë pa përjashtim e mbështillnin rolin, e bënin të tyren, serioziteti dhe korrektësia në punë, zemërgjerësia dhe toleranca ndaj njëri-tjetrit, sakrificat që duhet të përballonin në sheshin e xhirimit” ka rrëfyer Cangonji.

elida_ne_filmin_rruge_te_bardha

Me siguri që edhe pse jeta e saj profesionale u përqendrua tek mjekësia, kontributi që ka dhënë në kinemanë shqiptare me një shpirt të sinqertë artistik mbetet i paharrueshëm. Elida mori nga njerëzit më të mirën e tyre edhe e reflektoi atë kudo që u gjend, duke bërë që miq, të afërm dhe kolegë ta kujtojnë me shumë dashuri dhe respekt.

Artistët kujtojnë kolegen Cangonji

Mevlan Shanaj

“Lajm i papritur, më dha dhimbje. E kam njohur që kur ishte 16 vjeçe. Vajzë me shumë interesa në jetë, shumë miqësore. Ngushëllime familjarëve dhe miqve për ikjen e gruas vitale të mençur Lida”, shkruan aktori dhe regjisori, Mevlan Shanaj.

Monila Lubonja

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja shkruan: “Një aktore shumë organike. Sa aktorët profesionistë nuk e arritën dot”.

Anissa Markarian

“Jam pa fjalë, pa zë, madje edhe pa lot… Jam e ngrirë, e copëtuar, e pabesuar… Jam, siç nuk do të kisha dashur të isha kurrë. E trishtë në shpirt, në tru, nën lëkurë. Sa shumë e shtymë takimin tonë, gjithë duke jetuar në një shtet. Nuk ia fal dot vetes. Lamtumirë

Lida e dashur. Jam pa ngushëllim”, shkruan Anissa Markarian.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.