Bukuria është guximi për të qenë vetvetja. “Duke zhveshur shpirtin, bëhen më nudo sesa vetë nudua”. Dhe kështu Peter Lindbergh interpreton bukurinë duke i dhënë edicionit të 44 të Kalendarit Pirelli detyrën për të ndryshuar traditat.
“Në një epokë në të cilën gratë përfaqësohen nga mediet kam menduar se me ambasadoret e perfeksionit do të ishte e rëndësishme t’u kujtonim të gjithëve se ka një bukuri që flet për guximin e të qenit vetvetja”.
Për të konkretizuar idenë këtë herë fotografi gjerman ka zgjedhur të bashkëpunojë me 14 nga aktoret më të famshme si Nicole Kidman, Helen Mirren dhe Charlotte Rampling që e kanë shoqëruar në Paris për mbrëmjen Gala. 40 shkrepje të realizuara jo vetëm në studio por edhe në rrugët e New York-ut, Los Angeles, Berlin, Londër dhe në plazhet franceze me një qëllim të vetëm: “që gratë të çlirohen nga ideja e rinisë dhe perfeksionit të përjetshëm”.
/BORDO/ Anila Dedaj