KreuCelebrity

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin?

Flori Mumajesi është nga ata personazhe, postimet në rrjetet seociale të të cilit kanë një vëmendje të veçantë. Madje, mund të bëhen edhe lajm si në këtë rast. Kush ka vizituar kohët e fundit profilin e tij në Instagram, padyshim që ka vënë re një ndryshim: Flori është bërë më romantik ose melankolik.

Shpesh ai ndan me ndjekësit e tij disa shprehje që ndoshta duan të thonë diçka ose të arrijnë diku. Më e fundit është shprehja “Disa thonë: ‘Kush të do vërtet do të kthehet.’ Por e vërteta është: ‘Kush të do vërtet nuk të braktis kurrë!’” Më herët këngëtari dhe kompozitori i njohur ka publikuar shprehjen “Në një çast, duhet të kuptosh se disa njerëz mund të jenë në zemrën tënde por jo në jetën tënde.” Për kë mund t’i ketë Flori këto shprehje vallë?

Në media, kohët e fundit, është folur për një ftohje të mundshme mes tij dhe këngëtares Elvana Gjata. Kjo pasi në darkën ku u prezantua koleksioni i ri i stilistit Valdrin Sahiti, në një moment Elvana rrëfeu se si përmes koleges së saj Orinda Huta ajo kish njohur kompozitorin me të cilin kishte bashkëpunuar prej vitesh. Dyshimet lindën kur Elvana nuk përmendi emrin e kompozitorit, edhe pse bëhet fjalë për Flori Mumajesin, autorin e dhjetra hiteve të Gjatës. Duket se Flori po kalon një periudhë të vështirë, madje përflitet që Mumajesi ka bërë dalje më të rralla në publik dhe se ai ka anuluar koncertet e fundvitit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF