Kisha dhe shkenca, ballë për ballë: Papa takon Stephen Hawking 0 81

Ishte edhe Stephen Hawking midis 60 shkenctarëve që morën pjesë në seancën plenare të Akademisë Papnore të shkencave shkruan gazeta italiane “La Repubblica”. Papa Francesco i ka takuar për të reflektuar rreth impaktit të njohurive shkencore tek shoqëria njerëzore dhe tek ambienti. Ka deklaruar “Nuk jemi rojtarët e një muzeu, kryeveprat e të cilit duhet t’i shkundim nga pluhuri çdo mëngjes, por bashkëpunëtorë të mbarëvajtjes dhe të zhvillimit të qenies dhe të biodiversitetit të planetit dhe të jetës njerëzore që është prezentë në të”.

Në profilin e tij të Instagramit është publikuar edhe një foto-simbol e kësaj dite: një shkrepje me fizikantin dhe kozmologun britanik Stephen Hawking, i njohur për studimet e tij të rëndësishme rreth vrimave të zeza dhe origjinës së universit.

                                                                                                            /BORDO/ Anila Dedaj

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *