Laura Pausini: “Paolo Carta më bën të ndihem e bukur”

Laura Pausini tregon për dashurinë e fortë që ka për Paolo Carta-n. Falë tij ajo ndjehet e bukur dhe e qetë bashkë me vajzën e saj, Paola, tre vjeç e gjysmë. E intervistuar nga “Io Donna” për diskun e saj të ri “Laura Xmas”, Pausini ka rrëfyer për marrëdhënien me partnerin e saj Paolo Carta. Por më herët ajo foli për një traumë emocionale që ka shënjuar jetën e saj. “Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ka qenë një situatë shumë e rëndë në ndjenja dhe në punë. Një dhimbje e fortë më turbulloi të tërën.” – tregon 42 vjeçarja. “Aspak e krahasueshme me dhimbjen që i la ndarja nga Marco, i dashuri i saj i parë, pikërisht ai i këngës. Nuk mundesha të ndihmoja familjen apo të përqafoja fansat. Për një kohë të gjatë u konsultova me një psikolog për t’u ngritur në këmbë, për të gjetur veten time, atë që jam sot. Ndihesha e brishtë, ndërsa sot jam luftëtare.”

Laura Pausini, Paolo Carta dhe e bija Paola
Laura Pausini, Paolo Carta dhe e bija Paola

“Nuk e kisha menduar që do të dashuroja një burrë i cili ishte i martuar. Ishte larg qëllimeve të mia.” – rrëfen Laura Pausini për Paolo Carta-n. “Jam përpjekur shumë ta pranoj këtë dashuri. Që në fakt ishte e fortë. Jemi akoma këtu, bashkë. Edhe me tre fëmijët e tij, që atëherë ishin janë 12, 11 dhe 3 vjeç. Kurrë nuk e kam menduar të zëvendësoj nënën e tyre, por nuk doja që kjo histori, sikur edhe pak, t’ju shkaktonte dhimbje.”

Laura Pasini dhe Paolo Carta
Laura Pasini dhe Paolo Carta
Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.