KreuArt

Rikthimi në muzikë i Rezarta Shkurtës, detaje nga klipi i ri

Është shkëputur nga muzika  për një kohë të gjatë. Kanë kaluar thuajse dy vjet prej publikimit të projektit të saj të fundit në “Kënga Magjike” të vitit 2014. Pas intervistës së saj në “Xing”, ku ka rrëfyer për jetën e saj personale por edhe atë profesionale, Rezarta Shkurta me sa duket ndihet gati për t’iu rikthyer muzikës. “Pa ty”, do të titullohet kënga e saj e re, dhe normalisht të gjithë hamendësojnë se kënga i dedikohet bashkëshortit të saj Ermal Hoxhës, që thuajse prej dy vitesh gjendet larg familjes, duke kryer një dënim, që sipas Rezartës nuk është i drejtë.

Sensuale, e veshur e gjitha në të kuqe por e menduar… Duket pikërisht kështu këngëtarja në një foto që është shkëputur nga klipi më i ri i saj që do të publikohet së shpejti. Ka lajmëruar fansat e saj në Instagram dhe fotoja e ofruar nuk zhgënjen, ndërsa pjesa tjetër mbetet për tu zbuluar. Rezarta është veçuar ngaherë jo vetëm për look-un dhe performancën e saj, por edhe zërin dhe tekstet interesante.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF