Shpallen trashëgimi e njerëzimit birra belge dhe rumba kubane

View Gallery
9 Photos

Kultura e përpunimit të birrës në Belgjikë dhe rumba kubane u regjistruan sot si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit me vendim të komitetit ad hoc të UNESCO-s, të mbledhur në Adis Abeba, njoftoi organizata në një komunikatë.

Festimi i Vitit të Ri më 21 mars nga 12 vende (Afganistani, Azerbaxhani, India, Irani, Iraku, Kazakistani, Kirgizistani, Uzbekistani, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Turqia) figuron në gjashtë regjistrimet e reja në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Një eveniment festiv (Mangal Shobhajatra) në Bangladesh, 24 periudhat diellore kineze, shumë të rëndësishme për bujqësinë, si dhe muzika dhe kërcimi merenge në Republikën Domenikane plotësojnë këtë listë.

Për regjistrimin e birrës së saj, Brukseli kishte argumentuar se me rreth 1 500 lloje të ndryshme birre, prodhimi dhe vlerësimi i tyre bëjnë pjesë në trashëgiminë e gjallë të shumë komuniteteve në gjithë Belgjikën.

“Kjo kulturë luan një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme dhe gjatë evenimenteve festive”, theksohet në komunikatën e UNESCO-s.

Kuba, nga ana e saj, kishte theksuar se “rumba është një përzierje festive mes muzikës dhe kërcimit, simbol i një shoqërie të margjinalizuar”.

“Rumba në Kuba, me këngët, lëvizjet, gjestet dhe muzikën e saj është një shprehje e rezistencës dhe i vetëvlerësimit që përmend gjithashtu faljen, sensualitetin dhe gëzimin nga afrimi i njerëzve”, thueht në komunikatë.

Delegacioni nga Kuba në Addis Abeba deklaroi se ia dedikon këtë regjistrim memories së liderit të revolucionit kuban, Fidel Castro, që vdiq në moshën 90-vjeçare.

Komiteti i Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, që nodhet nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor në Etiopi shqyrton dosie mbi lloje të ndryshme të trashëgimisë së gjallë si muzika, kërcimi, gastronomia, festat apo festivalet.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.