Zbuloni VIP-in që sfiloi me triko në tapet të kuq

View Gallery
11 Photos

Është një nga yjet më të famshëm (dhe të paguar) të Hollywood-it, por kur bëhet fjalë për veshje të rehatshme, J-Low nuk bën hapa pas edhe në rast se bëhet fjalë për tapetin e kuq

Përse të sfidosh të ftohtin me një look klasik nude, kur mund të shndërrosh një triko si veshje për mbrëmjet e mëdha? Dior e ka bërë një nga imazhet më shik të viteve të fundit, në fushatat e saj të çantave dhe bukurisë. Jennifer Lawrence i është përgjigjur me të njëjtin besim, duke veshur ekskluzivisht krijimet e shtëpisë franceze të modës në tapetin e kuq, gjithmonë me një stil ngacmues të një femme fatale moderne.
Megjithatë, aktorja e ka përqafuar me shumë kënaqësi edhe linjën e re stilistike të Maria Grazia Chiuri. Dhe e ka bërë këtë duke u prezantuar në debutimin e stilistit, në rresht të parë, dhjetorin e shkuar, me një outfit të freskët të koleksionit të ri: xhinse të grisur, provokuese dhe me një këmishë transparente të zezë.

Nga javët e modës tek premierat, yjet e kanë sfiduar gjithmonë të ftohtin dimëror. Si? Duke e mohuar, duke u shtirur se nuk po e vuajnë diçka të tillë, me veshje nude, taka të larta dhe dekolte të ekzagjeruara. Jennifer Lawrence ka preferuar të transformojë trikon me një efekt si të punuar me dorë ( nga mbrëmjet me miqtë në shtëpi ose në një pub) në një veshje të përshtatshme për tapet të kuq. Merita i shkon Maria Grazia Chiuri-t dhe kombinimit që ka bërë me një nga fundet oversize të koleksionit pranverë/verë 2017, që tani ka marrë statusin e një trendi të ri.

                                                                                               /BORDO/ Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.