KreuStil Jetese

Dukesha Kate sfidon Mbretëreshën

Londër: Kate Middleton sfidon mbretëreshën. Pushimet e Krishtlindjeve duhet të jenë një moment paqeje dhe qetësie por duket se në shtëpinë Windsor ndihet një situatë e acaruar…lufte. Sipas asaj që shkruan portali që merret me gossip celebdirtylaundry.com, mbretëresha Elisabeth është nxehur me kate Middleton që e ka sfiduar atë, duke i imponuar prezencën e familjarëve të saj gjatë drekave dhe darkave të Krishtlindjeve në familjen mbretërore. Në faqe shkruhet se:

 “Kate Middleton po bën të pamundurën që prindërit e saj Michael dhe Carole Middleton dhe  vëllezërit Pippa dhe James të kalojnë Krishtlindjet me atë, edhe pse mbretëresha e ka sqaruar shumë herë se këta të fundit nuk janë të ftuar. Sipas burimeve të sigurta Will dhe Kate kanë në mendje plane të tjera dhe duan që të vegjlit George dhe Charlotte të kalojnë Krishtlindjet së bashku me gjyshërit Michael dhe Carole. Kate Do të preferonte të kalonte Krishtlindjet me njerëz më “normal” si princi Charles dhe Camilla”.

 Pikërisht për këtë arsye midis Kate dhe mbretëreshës është krijuar një situatë e vërtetë “lufte” dhe Elisabeth është e indinjuar me Dukeshën pasi, për të dytën herë Kate po këmbëngul për të kaluar Krishtlindjet me të gjithë familjen. Çdo vit mbretëresha sqaron se dita e Krishtlindjeve është rezervuar vetëm për mbretërorët. Ajo dhe pjesa tjetër e familjes ndjekin meshën ne Kishë dhe Elisabeth mban fjalimin vjetor.

Jo vetëm: çdo vit George dhe Charlotte janë të detyruar të kalojnë ditën e Krishtlindjeve larg nga prindërit e tyre pasi sipas etikës, fëmijët poshtë moshës 12-vjeç duhet ta kalojnë festën të ndarë nga prindërit. Kate po bën të pamundurën për të thyer këtë traditë, që e konsideron absurd dhe për këtë çdo vit këmbëngul që të kalojë Krishtlindjet së bashku me mamanë e saj Carol dhe babain Michael, duke mbetur shumë e zhgënjyer nga mbretëresha. Në fund të fundit është normale që Carole ka dëshirë të jetë pjesë e jetës së Kate sa më shumë të jetë e mundur. Tek e fundit George dhe Charlotte janë nipërit e saj. A do t’ia dalë Kate ta thyejë protokollin mbretëror herët apo vonë?

                                                                                                               /BORDO/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF