Irina Shayk, një “engjëll” në pritje të ëmbël 0 76

Lejleku po vjen me një surprizë për Irina Shayk dhe Bradley Cooper: çifti pret fëmijën e parë. Lajmi është përhapur orët e fundit, pas show-t të “Victoria’s Secret”, një brand veshjesh intime që e solli midis Engjëjve të tjerë.

Irina ka sfiluar shumë më e mbuluar në krahasim me koleget e saj në pasarelë, por përsëri mund të vihej re barku. Nuk do të ishte asgjë e jashtëzakonshme, gjithsesi supermodelja ka preferuar të mos flasë, edhe pse konfirmimi është bërë nga revista People.

Shayak është 31-vjeçe ndërsa Cooper 42, ata kanë rreth 1 vit e gjysmë bashkë, pas arkivimit të dy historive të rëndësishme, ajo me Cristiano Ronaldo-n, ndërsa ai me Suki Waterhouse. Edhe pse janë treguar diskretë ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin qysh në fillimet e tyre. Kanë qenë të pakta daljet publiket të çiftit, pasi dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për publicitet…
                                                                                                  /BORDO/ Anila Dedaj

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *