KreuFashion

Kina rindërton një kopie të “Titanik”

Një kantier detar kinez ka nisur ndërtimin e një kopje në një format të madh të Titanikut, një anije që do të hedhë spirancën në liqenin artificial rreth një mijë kilometra nga deti më i afërt….

Anija me një gjatësi rreth 269 metra dhe 28 metra e gjerë ose e përmasave që përkojnë me modelin e mëparshëm që nuk do të lundrojë por do të qëndrojë e vendosur në një park lojrash që ndodhet në mes të provincës Sichuan, në jugperëndim të Kinës, saktësoi sot agjencia e lajmeve Hsinhua.

Anija do të përfshijë një sallë kërcimi, një teatër, një pishinë dhe kabina të klasit të parë…. të pajisura me Wifi që kanë lidhje me domosdoshmërinë e epokës sonë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve.

Fati tragjik i anijes britanike që u fundos në Atlantik pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit të saj përurues në 1912, ku u vranë rreth 1.500 persona, intrigoi kinezët si pjesa tjeter e botës.

Ndërtimi i kësaj kopje njoftuar në 2014 përfshin një investim prej një miliardë juan (136 millionë euro) për grupin energjetik kinez « Seven Star Energy Investment ».

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF