“Producenti më përdhunoi”. Rrëfimi shok i aktores së Hollywood-it

View Gallery
3 Photos
“Producenti më përdhunoi”. Rrëfimi shok i aktores së Hollywood-it

“Producenti më përdhunoi”. Rrëfimi shok i aktores së Hollywood-it

“Producenti më përdhunoi”. Rrëfimi shok i aktores së Hollywood-it

Rose McGowan, ylli i serialit të famshëm “Shtrigat”: “Ishi im i shiti video-t përdhunuesit tim”.

Los Angeles. Është përdhunuar nga një regjisor i Hollywood-it dhe pastaj është poshtëruar nga ishi i saj që i ka shitur përdhunuesit video-t që faktonin sjelljet dhe veprimet intime me të… Rose McGowan nuk po gjen qetësi, aktorja që interpretonte Paige Matthews në serialin televiziv “Shtrigat”.

Disa ditë më parë aktorja kishte rrëfyer në rrjetet sociale se ka qenë viktimë e dhunës seksuale nga ana e një producenti të famshëm kinematografik. Një dramë e përjetuar në dhimbje dhe në heshtje nga momenti që “një avokate që merrej me çështjet penale më këshilloi të mos e denoncoj, pasi dukej e pamundur të fitoja kundër shefit të studiove, ku kam xhiruar disa skena në të shkuarën”.

“Si në Hollywood ashtu edhe në medie të gjithë e kanë ditur këtë secret – ka shtuar aktorja në Twitter- Sigurisht, kanë folur gjithmonë keq për mua dhe kanë mbrojtur përdhunuesin tim. Ja pse gratë nuk denoncojnë”.

Duket se fati i keq nuk i është ndarë aktores: “Ishi im i ka shitur disa video Hard që ne mundëm të filmonim për të faktuar veprimet e tij- ka denoncuar aktorja në Twitter- E ka bërë për të më poshtëruar. Ja përse gratë nuk denoncojnë”. Dhe apeli i saj i fundit: “Dhe tani është koha për pak sinqeritet në këtë botë”.

Rose McGowan, shpjegon për “SunOnline”, është prej kohës në rresht të parë për të mbrojtur të drejtat e grave në SHBA si dhe kundër dhunës ndaj femrës. Por ky është një angazhim për të cilin po paguan një çmim të shtrenjtë në lëkurën e saj.

                                                                                                            /BORDO/A.D

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.