KreuStil Jetese

Bella Hadid dhe ishi i saj, takimi në pasarelë

Sfilata e parë për e modeles për “Victoria’s Secret” në një body të argjendtë dhe nën tingujt e muzikës së reperit, që është edhe ish i dashuri i saj. Ai nuk mundet që ta heq shikimin nga modelja, por kush mund t’i vërë faj?

Në rast se kjo do të ishte një sfidë, në tabelë do të shënonim: Bella Hadid1- The Weeknd 0. Motra e Gigi-t, 20-vjeçe, ka debutuar më në fund në pasarelën e “Victoria’s Secret”. Dhe rastësisht (ndoshta) në skenë ishte edhe ish-i i saj.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka marrë pjesë në show-n parisien duke kënduar disa nga këngët e tij më të famshme. Dhe në skenë është takuar me Bella-n. Ajo (zh)veshur me një body gri të metalizuar, këmbë kilometrike dhe taka të larta. Kështu për të ishte e pamundur që t’i hiqte sytë nga modelja. Ndërsa ajo ka kryqëzuar shikimin me të, duke dhënë një nga buzëqeshjet e saj më të mira, dhe ka vazhduar të sfilojë.

Tek e fundit, a mund të gjendej një rast më i mirë për të takuar ish të fejuarin e saj ndërsa sfilon (në veshje intime) për “Victoria’s Secret”?

Sigurisht që nuk mund të gjente mënyrë më të mirë për t’u “hakmarrë”… Me sa duket të dy, pas ndarjes ( që asnjëherë nuk është konfirmuar), kanë ruajtur raporte të shkëlqyera.

Por sytë e kujdesshëm të fansave, kanë vërejtur ndërsa ajo po shikonte fotot e saj në celular gjatë fluturimit që e ka çuar atë dhe Engjëjt e tjerë në Evropë, një foto me Thë Weeknd, ku ishin të dy duke u puthur. Përse ta ruaj vallë Bella një kujtim të tillë?

Bella, 20-vjeç, dhe The Weeknd, 26, kishin filluar të frekuentoheshin një vit e gjysmë më parë, kur reperi kishte kërkuar motrës së Gig-it të punojë për grafikën e albumit të tij Beauty Behind The Madness dhe të merrte pjesë në videon “In the night”.

Pas thashethemeve të para, çifti kishte bërë daljen e parë publike në Grammy 2016, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre. Lamtumira e tyre ndodhi pak javë më parë, me këtë motivim: “Programet tona janë shumë të vështira për t’u koordinuar”.

                                                                                         /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF