KreuStil Jetese

Princ Harry dhe Rihanna, çfarë çifti!

Ndodh kështu kur Harry dhe Rihanna takohen

Princ Harry dhe popstar-i janë njohur në Barbados, në vendin e asaj, dhe është një nga etapat e fundit në Karaibe për të. Dhe midis tyre ka pasur një lloj tërheqjeje të menjëhershme. Dhe fotot në galerinë e mësipërme të shkrepura gjatë ceremonisë zyrtare janë një dëshmi e gjithë kësaj.

Princi, si beqari më i kërkuar në Angli dhe popstari ndërkombëtar nga ana tjetër. Ishim të sigurt se takimi i tyre nuk do të na zhgënjente, dhe kështu ndodhi. Midis Harry-t dhe Rihanna-s tërheqja ishte e pashmangshme.

Të dy janë takuar në skenë gjatë festimeve me rastin e 50 viteve pavarësi të Barabados, një nga etapat e fundit të turit mbretëror në Karaibe për vëllanë e William. Ndërsa për këngëtaren një tokë e dashur Krishtlindjesh.

“Përshëndetje, gëzohem qe të njoh”, i ka thënë princi këngëtares, sipas Daily Express, përpara se të ngjiten në skenë së bashku në skenë, ajo për të kënduar himnin kombëtar, ndërsa ai për të lexuar një mesazh të Mbretëreshës. Pastaj, të dy u ulën pranë njëri-tjetrit dhe kanë biseduar gjatë gjithë mbrëmjes. Buzëqeshje dhe shikime mirëkuptuese, të cilat nuk u shpëtuan fotografëve.

Udhëtimi i princit po përfundon dhe ka kush hedh hipoteza se para kthimit në Londër, Harry mund të bëjë një devijim “të vogël” drejt Kanadasë, për t’i bërë vizitë të dashurës së tij Meghan Markle.

Që kur lidhja e tyre është bërë publike ai dhe aktorja amerikane nuk janë parë asnjëherë së bashku, një shenjë kjo e një qëllimi të përbashkët për të mbrojtur privatësinë e tyre (Për më shumë lexo këtu).Harry, përpos të tjerave, e ka konfirmuar lidhjen e tyre edhe nëpërmjet një deklarate ku shprehej i shqetësuar për zonjën Markle dhe thellësisht i zhgënjyer që nuk ishte në gjendje ta ndihmojë.

                                                                                                        /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF