Elhaida Dani, triumfi i Esmeraldës shqiptare në Paris! 0 261

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, pasi i është bashkuar spektaklit muzikor “Notre-Dame de Paris”.  Falë saj në Pallatin e Kongresit të Parisit ka performuar një Esmeraldë shqiptare në çastin 2. Ky event, pasuron edhe më tepër karrierën e këngëtares, fama e së cilës i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë qoftë me pjesëmarrjen e saj në “The Voice Of Italy” ku edhe doli fituese, në Eurosong apo edhe në evente të tjera muzikore. Elhaida është shprehur shumë e lumtur për eksperiencën e saj artistike nën petkun e Esmeraldës përpara një publiku prestigjioz duke bërë edhe një falënderim në rrjetet sociale: “Nata e mbrëmshme ishte e mrekullueshme, duhet të falenderoj Notre Dame de Paris për këtë mundesi ! Faleminderit dhe publikut për duartrokitjet pafund!”

Dani hapat e parë në fushën e artit i ka pasur në moshën 6-vjeçare në piano. Ka qenë pjesë e talent–shoë “Star Academy”, ku u shpall fituese në vitin 2009. Ka interpretuar në festivale të ndryshme, si në Rumani, Bullgari etj. kënga e parë që ka realizuar me regjistrim është “Si asnjëherë”. Më pas ka marrë pjesë në të gjitha festivalet muzikore, që realizohen në vendin tonë. “Fjala e Fundit”, “Mijëra Vjet” etj., janë këngët që ka interpretuar në këto festivale. Në vitin 2012 publikon albumin e parë. Me “S’je më” u shpall fituese e çmimit të madh në Top Fest. Elhaida Dani merr pjesë në “The Voice Of Italy”, pasi në serialin tjetër talent show, tek “Amici” di Maria de Filippi nuk e pranojnë, në vitin 2013. Vendosi të shkojë në skuadrën e këngëtarit Riccardo Cocciante dhe u shpall fituese e “The Voice Of Italy”. Por, suksesi i saj nuk përfundoi me kaq. Këngëtarja shkodrane triumfoi në natën finale të Festivalit 53 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe përfaqësoi Shqipërinë me këngën “I’m alive” në Eurosnog 2015 në Austri

                                                                                                              /BORDO/ A.D

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *