Monica Bellucci, ja me kë e ka zëvendësuar ish-bashkëshorti 0 180

Vincent Cassel dhe Tina Kunakey, historia e dashurisë bëhet zyrtare

Pas ndarjes me Monica Belluçi-n dhe muave të tërë pa asnjë konfirmim, aktori del hapur dorë për dorë me modelen, në sfilatën e Victoria’s Secret

U panë së bashku për herë të parë këtë verë në Ibiza. Një foto në instagram, ajo në bikini me cigare dhe ai pranë saj, bëri që portalet të shkruajnë pafund. Rreth Vincent Cassel dhe partneres së tij: Tina Kunakey De Vita, modeles 27-vjeçare italiane (nga Caltanissetta) që jeton prej vitesh në Paris për shkak të punës. Të dy dukeshin të dashuruar pavarësisht 23 viteve diferencë.

Fillimisht kjo histori u konsiderua si një flirt veror, që mund të lulëzojë gjatë të ftohtit të shtatorit. Por nuk është kështu. Si për surprizë, ndërsa Engjujt e Victoria’s Secret po sfilonin, ata debutuan për herë të parë si çift. Vincent dhe Tina janë paraqitur të buzëqeshur dhe dorë për dorë në Grand Palais të Parisit.

Tani nuk ka më dyshime, aktori ka kthyer faqe përfundimisht. Pas tre vitesh larg nga ndarja me Monica Bellucci-n, aVincent që sapoo mbushi 50-vjeç ka rigjetur dashurinë. Do të zgjasë? Mbetet për t’u parë.

                                                                                       /BORDO/ Anila Dedaj

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *