Shqiptari i rekordeve Gines, si e krijoi Shën Terezën

Artisti Saimir Strati arriti që të realizonte Shën Terezën brenda 28 ditësh me 1.5 milionë kopsa teli, të renditura pranë njëra-tjetrës në mënyrë mahnitëse. Interesi për këtë vepër, të cilën artisti ia dhuroi popullit shqiptar për festën e Flamurit (28 Nëntor 2016), është i madh edhe nga mediet ndërkombëtare. Kësaj here network-u gjerman “N24” prezanton nëpërmjet një video të gjithë punën, që Strati realizoi në 30 ditë. Me këtë vepër artisti synon Gunness-in e dhjetë dhe qëndron e ekspozuar në Muzeun e Kosovës.



Strati e zhvilloi idenë e tij me këto kopse të vogla, me dëshirën për të krijuar një ndikim të madh në mbarë botën, ashtu siç edhe vet Shën Tereza, e vogël e imët, nga një popull i vogël, ka kontribuar në mbarë botën.

                                                                                                       /BORDO/ Anila Dedaj

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *