KreuBordo Men

Veturat me pilotim automatik një realitet

Marka amerikane e veturave elektrike “Tesla” po kryen investime të rëndësishme në pilotimin automatik dhe është aq e sigurt në aftësitë e saj, sa që në fund të tetorit njoftoi se të gjitha veturat e saj të reja do të jenë të pajisura me pilotim krejtësisht automatik.

Për të arritur këtë objektiv, automjetet “Tesla” do të jenë të pajisura me një sistem të sofistikuar sensorësh dhe videokamerash, që i mundësojnë mjetit të vëzhgojë gjithë ambientin që e rrethon, ndërsa sistemit të pilotimit automatik i mundëson të reagojë duke evituar rreziqe të mundshme për sigurinë.

Për t’i treguar publikut funksionimin e sistemit të pilotimit automatik në veturat “Tesla”, kompania ka publikuar një video zyrtare që tregon një nga testet e saj. Prania e shoferit në vendin e pilotimit kërkohet nga ligjet në fuqi, por në video vërrehet se shoferi nuk ndërhyn aspak në sistemin e pilotimit që kryen automatikisht të gjtiha veprimet.

Në pjesën e djathtë të videos vërrehet mënyra se si funksionon sistemi i sensorëve dhe i videokamerave për të perceptuar ambientin rrethues. Sistemi arrin të dallojë gjithçka, nga sinjalet rrugore, vizat e korsisë, semaforët, automjetet e tjera, kalimtarët madje edhe pemët.

Sipas përllogaritjeve të “Tesla”-s, duke filluar nga fundi i vitit 2017 të gjitha veturat elektrike të prodhuara nga kompania do të jenë në gjendje të transportojnë pasagjerët në mënyrë krejtësisht automatike.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF