8 gjëra që duhet të jenë në një çift, përpos dashurisë

Nuk mjaftojnë vetëm ndjenjat për të bërë që historia të funksionojë

Për fat të keq, disa herë, dashuria nuk mjafton. Por ndoshta jo vetëm disa herë.

Pasi të doni njëri-tjetrin është pjesë e një projekti më të gjerë që quhet çift.

Dhe atëherë, cilët janë përbërësit për të “funksionuar së bashku”? (sipas revistës “ELLE”)

 1)Besim

Nëse nuk arrin t’i besosh duhet të kesh parasysh se diçka nuk po funksionon. Në të njëjtën kohë nuk duhet të jesh paranoiak, pasi për një çast gjithçka mund të lidhja juaj mund të shembet.

2) Pranim

Ti dhe ai nuk jeni një gjë e vetme. Jeni dy persona që kanë vendosur të provojnë të ndërtojnë një histori. Me pak fjalë, është e kotë të kërkosh me të gjitha kushtet të ndryshosh personin që po të qëndron pranë. Mirë se të vijë ndryshimi nëse të dyja palët e ndryshojnë, por ajo çka është më e rëndësishmja është ta pranosh tjetrin me të mirat dhe të metat e tij.

3) Kompromis

Nëse nga një anë nuk mund të pretendojmë të ndryshojmë njeriun që kemi përballë, është edhe e vërtetë se ekzistojnë edhe kompromise, të cilat herët a vonë duhet t’i bëni nëse doni që gjërat të ecin përpara. Është si ta kërkonte diçka të tillë vetë dashuria, ka funksionuar kështu gjithmonë. Pasi jeta prej beqari të lejon të bësh gjëra që në jetën çift, ndonjëherë bëhen të vështira. Vendos në peshore pozitivitetin. Do ta shikosh se ia vlen barra qiranë.

4) E vërteta

Është e kotë: kur nisin gënjeshtrat apo devijimet e bisedave, diçka nuk shkon siç duhet. Dhe mbi të gjitha për veten tënde. Nëse ka dashuri, nga ajo e vërteta, nuk ka nevojë që të thuhen gënjeshtra. As që të kesh dyshime. Gjysmë të vërtetat asnjëherë nuk premtojnë diçka të mirë.

5)Limitet

Ekzistojnë. Në të mirë dhe në të keq ekzistojnë. Nëse rri me një njeri, nga diçka ndonjëherë duhet të privohesh. Mbi të gjitha në momentin në të cilin bëhesh koshient se po e lëndon në një farë mënyre. Më mirë të ndalesh dhe të arsyetosh: ia vlen më shumë diçka e vogël nga e cila mund të privohesh apo që të ndjek gjysmën time? Vetëm në bazë të kësaj përgjigjeje mund të kuptosh se sa dashuri ka në lidhjen tuaj.

6) Komunikimi

Asnjë gënjeshtër, duhet të shmangen dhe gjysmë të vërtetat. Por duhet të flitet për çdo gjë, e lexuat mirë për gjithçka. Nga ëndrrat seksuale, e deri tek dyshimet apo frikërat. Asgjë që nuk keni dëshirë t’ia thoni njëri-tjetrit.

7)Respekt

Nuk njohim histori të gjata pa këtë përbërës: mund të zemërohesh, mund të bërtasësh, mund që edhe të rrish me turinjtë varur për disa ditë, por dashuria, ajo e veçanta, pretendon gjithmonë dhe pa përjashtim respekt. Në çdo situatë.

8) Të ndani me njëri-tjetrin

Të tregoni, edhe gjëra të vogla pa kuptim. Por nëse mezi prisni t’i tregoni atë që ju ka ndodhur, ose e telefononi vetëm për ta bërë për të qeshur (ose e anasjellta edhe kur keni nevojë për të qarë), jeni në rrugë të mbarë. Pasi dashuria është një bashkësi të gjithë kësaj. Sepse dashuria është një fjalë e vetme, por plot me hije.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *