KreuStil Jetese

Jennifer Aniston refuzon ftesën e Brad Pitt

Brad Pitt, pas fundit të martesës me Angelina Jolie-n, ka ftuar ish-gruan e tij Jenifer Aniston që të dalin bashkë për darkë: por aktorja, që disa vite më parë është lënë nga Pitt, ka vendosur të refuzojë ftesën.

Të dy gjendeshin në Londër: Pitt për të prezantuar filmin e tij të fundit, “Allied – Një dashuri në hije”, me Marion Cottillard dhe ngjarjet zhvillohen gjatë Luftës së dytë botërore. Jennifer Aniston, në të kundërt, gjendej në kryeqytetin britanik për të promovuar në Bbc “Festa përpara festive”, filmin e saj të fundit të drejtuar nga Josh Gordon dhe Will Speck.

“Kanë pasur një bisedë të shkurtër bashkë.”- ka rrëfyer një dëshmitar për revistën britanike “Heat”. Por Jennifer, që është e martuar me aktorin Justin Theroux, i ka kërkuar ndjesë Brad-it duke e falënderuar dhe duke i  thënë se nuk mund ta takojë pasi nuk kishte kohë. Ajo është e lumtur me martesën e saj dhe po të takonte Brad do të ishte një fyerje për Justin. Ajo e di se e vetmja gjë që ka rëndësi për të është martesa e saj.

                                                                                                    /BORDO/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF