(Zh)veshur vetëm me xhaketë, yjet që guxuan

 Një xhaketë e bukur është një nga veshjet që nuk duhet t’i mungojë një gruaje. Por tani yjet kanë lançuar një modë të re, për të veshur sipër një xhaketë duke e kombinuar me…, asnjë gjë. Duke filluar nga Lady Gaga, që më shumë se një herë ka zgjedhur këtë look, dhe  në American Music Awards ka veshur një xhaketë të bardhë, dhe vetëm një xhaketë të bardhë. Është kjo një tendencë shumë e përdorur edhe nga Rita Ora, por edhe shumë të famshme të tjera. E reja? Divat nuk limitohen më duke veshur xhaketa lëkure, pa këmishë apo asgjë tjetër poshtë saj, së fundmi ato kanë guxuar edhe më duke preferuar që të zbulojnë thuajse tërësisht pjesën e këmbëve, madje edhe më tepër. Një shembull është ai i Kristen Stewart që mbërriti në New York me një xhaketë që i linte këmbët e zbuluara, si të ishte një minifustan. Por ka edhe të tjera si Kendall Jenner që zgjedhin xhupin ose këmishën e bardhë të kombinuara me décolletées, dhe asgjë tjetër.

                                                                                /BORDO/ A.D

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *