KreuBordo Men

Mercedes-Benz prezanton AMG GT4

Gjiganti gjerman i automobilave, “Mercedes-Benz”, ka publikuar sot imazhet e para të një veture të re që i dedikohet vetëm klientëve të apasionuar pas sportit.

Bëhet fjalë për “Mercedes-AMG GT4”. Një model coupe për gara që është përshtatur në një veturë për rrugë dhe që do të shoqërojë linjën e promovuar nga modeli “Mercedes-AMG GT3” i publikuar në vitin 2015.

Për momentin drejtuesit e “AMG”-së nuk kanë dhënë shumë detaje, duke u limituar që të theksojnë vetëm se GT4-a është një okazion unik për të zgjeruar klientelën në sektorin e veturave sportive të përshtatura për rrugë.

Parakolpi, grila e ajrit dhe marmitat janë ato të modelit më të fundit AMG GT R, nga e cila derivon edhe GT4, ndërsa nxjerrja e ajrit mbi kofano dhe bishti mbrapa marrin linjat e modelit GT3, që ka një motor V8 prej 6,2 litrash që ndodhet edhe në modelin SLS GT3.

Do të jetë interesante të shohim se çfarë surprze do të na ruajë “Mrecedes” nën kofanon e AMG GT4.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF