Pearl Harbor fillimi i Luftës së Tretë Botërore!

Më 7 dhjetor 1941, sulmi i papritur i ushtrisë japoneze në Pearl Harbor precipitoi në hyrjen e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore duke shënuar një kthesë vendimtare në një konflikt që u kthye që prej asaj kohe në planetar.

– Ekspansionizmi japonez –

Filloi në fund të shekullit XIX, por përshpejtohet në vitin 1931 me pushtimin e Mançurisë dhe më pas të një sërë territoresh kineze. Në vitin 1940, Perandoria Japoneze u bashkua me forcat e Boshtit  (Aleanca në vitin 1936 mes Gjermanisë dhe Italisë, të cilës iu shtuan Japonia dhe kombe të tjera – shën. i përkth.).

Në kërkim të burimeve energjetike dhe të lëndëve të para, Japonia vazhdoi politikën pushtuese duke pushtuar Indokinën franceze.

Në përpjekje për të frenuar hapjen e saj, SHBA-ja vendosi sanksione ekonomike kundër Japonisë në vitin 1941.

Përballë një popullsie me maxhorancë izolacioniste, qeveria amerikane kishte hezitime për të hyrë në luftë, si në frontin evropian ashtu dhe në Paqësor.

Sulmi i Pearl Harbor do të ndryshonte situatën.

– Dita e turpit – 

Përgatitur në fshehtësi të madhe, sulmi i Pearl Harbor u krye nga gjashtë aeroplanmbajtëse japoneze dhe 400 avionë, të pozicionuar rreth 350 kilometra nga objektivi.

Objektivi ishte shkatërrimi i flotës amerikane, ku Pearl Harbor ishte baza kryesore në Paqësor për të fituar Azinë Juglindore.

Në agim të 7 dhjetorit 1941, avionët japonezë vendosen papritur në ishullin e vogël të Oahus, në arkipelagun e Havait.

Një valë e parë u shfaq në qiell në orën lokale 07:55, e ndjekur nga një e dytë të paktën një orë më pas duke vrarë 2 403 amerikanë dhe plagosur më shumë se 1 000 të tjerë.

Rreth 21 anije luftarake u shkatërruan si dhe 328 avionë luftarakë.

Japonezët humbën 64 trupa, 29 avionë dhe pesë nëndetëse.

Ofensiva japoneze nuk mbeti aty. Në të paktën 24 orë, Perandoria Japoneze sulmoi gjithashtu SHBA-në në Filipine dhe Britaninë e Madhe në Hong Kong, në Singapor dhe në Malajzi.

Për herë të parë që prej vitit 1812, SHBA-ja u sulmua në tokën e saj.

Presidenti Roosevelt foli për një “ditë turpi”.

– Hyrja në luftë e SHBA-së –

Pas sulmit, Kongresi amerikan shpalli zyrtarisht luftë me Japoninë, ndjekur nga Britania e Madhe.

Tri ditë më pas, Gjermania i shpalli luftë SHBA-së.

Në fund të muajit dhjetor, Churchill dhe Roosevelt vendosin të bashkojnë forcat e tyre përballë Gjermanisë naziste, nën një komand unike.

SHBA-ja transformon ekonominë e saj në ekonomi lufte.

Flota luftarake u rindërtua dhe avionët, anijet dhe mjetet e transportit ushtarak u prodhuan në seri. Të gjithë trupat u mobilizuan.

– Lufta në Paqësor –

Në gjashtë muaj që pasuan Pearl Harbor, Japonia vazhdoi hapjen e saj.

Hong Kongu, Singapori, Filipinet, Borneo, Sumatra, Java, Birmania ranë njëra pas tjetrës.

Duke nisur nga qershori i vitit 1942, SHBA-ja ndalon ofensivën japoneze në Midway dhe më pas në Guadalcanal dhe ndërmerr një pushtim të ishujve të Paqësorit një nga një.

Në fund të vitit 1944, amerikanët nisin sulmet ajrore masive kundër Japonisë.

Një muaj pas bombardimit bërthamor të Hiroshimës (6 gusht 1945) dhe Nagasakit (9 gusht 1945), Japonia kapitullon.

Paralelisht në frontin e Paqësorit, SHBA-ja operon zbarkimet masive në Afrikën e Veriut, në Siçili, në Itali dhe në jug të Francës.

Rajhu kapitullon më 7 maj 1945.

– “Ghost Fleet” pikënisja imagjinare e Luftës së Tretë Botërore –

Një sulm i papritur i kryer në Pearl Harbor ka tërhequr së fundi vëmendjen e Pentagonit. Jo ai i vitit 1941, po ai në veprën “Ghost Fleet”, një roman që flet për një konflikt të ardhshëm mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë.

Shumë zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë iu rekomanduan trupave të tyre të lexonin këtë roman të bashkëshkruar nga August Cole dhe P.W. Singer, publikuar në vitin 2015.

Autorët janë ftuar shumë herë për të diskutuar për librin e tyre dhe skenarin e tij me ushtarët.

Ushtarët kanë vlerësuar këtë roman që tregon për publikun e madh se ç’mund të jetë një luftë në të ardhmen me dronë, megakompjutera, hakera, lazera dhe madje një pirat hapësire.

”Vepra vë në pikëpyetje disa dogma të vendosura mbi përbërjen e forcave tona të armatosura, mbi forcën e sistemeve tona të reja dhe madje mbi mënyrën se si luftojmë”, nënvizon admirali, Harry Harris, kryekomandant i forcave amerikane në Paqësor, që ndodhet në Havai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *