Britney Spears dhe Christina Aguilera në një duet? 0 110

Lajme të mira për fëmijët dhe të rinjtë e viteve ’90, sepse ëndrra e tyre e kahershme mund të bëhet realitet.

Britney Spears dhe Christina Aguilera
Britney Spears dhe Christina Aguilera

Sipas disa burimeve mësohet se rivalet Britney Spears dhe Christina Aguilera do të bashkojnë forcat për një duet. Gjithçka ka nisur kur një adhurues ka postuar një fotografi nga një faqe zyrtare, e cila ka radhitur emrat e dy këngëtareve si performuese të këngës “Do you wanna come over”, pjesë e albumit të nëntë “Glory” të Spears.
Adhuruesi i këngëtares Aguilera ka postuar në Twitter një fotografi nga APRA (Shoqata australiane e të drejtave të artistëve) që e ka regjistruar këngën me autorët origjinalë të saj, por si interpretuese dhe vokaliste janë shënuar emrat dy këngëtareve, Spears dhe Aguilera. Madje edhe dyshja gjermane e muzikës dance La Bouche (të famshëm për hitin e tyre “Be my lover” në vitin 1995) janë listuar gjithashtu si performues të këngës së princeshës së pop-it.

Ka mjaftuar ky detaj që fansat e dy këngëtareve 35 vjeçare të ekzaltohen duke shpresuar që ëndrra e tyre pothuajse 20 vjeçare të bëhet realitet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *