KreuStil Jetese

Njeriu i Vitit 2016

Na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri, dhe Time Magazine ka përzgjedhur  “Njeriun e Vitit”, një çmim ky shumë i rëndësishëm që jepet qysh prej vitit 1927. Nëse për vitin 2015 u zgjodh Angela Merkel, e para grua në kopertinë pas 29 vitesh, pasi u cilësua si “kancelaria e një bote të lirë”, për këtë vit që po lëmë pas u zgjodh Donald Trump, në mes 11 kandidaturave të mundshme.

Nga Beyonce tek Hillary Clinton, e deri tek Donald Trump apo Vladimir Putin, zbuloni në galerinë e mësipërme 11 kandidatët e mundshëm që u përzgjodhën. Rreth faktit që këtë vit  u zgjodh Trump ka pasur shumë polemika, mirëpo vitin e kaluar Time ka precizuar se t’i dedikosh një kopertinë dikujt nuk do të thotë domosdoshmërish t’i japësh atij një meritë, por është më tepër një lloj “mirënjohje ndaj fuqisë së individit për të ndryshuar botën tonë”. Në të mirë dhe në të keq, pozitivisht apo negativisht. Në paqe si në luftë.

      /Bordo/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF