KreuStil Jetese

Beteja e djalit të Buble me kancerin: “Ai është një luftëtar”

Djali i Michael Buble Noah është duke iu nënshtruar trajtimeve për të kuruar një tumor kanceroz. Sipas shtypit argjentinas ai do të kryje një ndërhyrje kirurgjikale këtë muaj. Buble, 41-vjeç, dhe gruaja e tij, modelja Lusiana lopilato, 29 pak kohë më parë njoftuan se djali i tyre ishte diagnostikuar me kancer në mëlçi.

Noah, shkruan revisa Who, ka kryer deri më tani disa cikle kimioterapie, megjithatë, nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta mposhtur sëmundjen.

Shtypi argjentinas raporton se djali i madh i Buble ka filluar trajtimin për të “mbledhur qelizat tumoriale” me shpresën se ai do të bëhet mjaftueshëm i vogël për të vepruar në të. Në vazhdim të trajtimit ai do të kryejë edhe biopsinë, dhe pas kësaj mjekët do të vendosin nëse do të kryejnë apo jo operacionin.

Motra e Luisana-s është shprehur për shtypin se:

“Kanceri është një sëmundje e tmerrshme por ne kemi besim se Noah do ë jetë në gjendje ta superojë të gjithë këtë. “Ne e dimë se ai do t’ia dalë mbanë. Ka ardhur koha që ai të procedojë më pjesën më të vështirë të trajtimit por do t’ia dalë. Mjekët na kanë thënë se fëmijët janë mjaftueshëm të fortë për ta përballuar kimioterapinë dhe nipi im është një luftëtar”.

Këngëtari dhe gruaja e tij pasi dhanë njoftimin për diagnostikimin e djalit të tyre ne 5 nëntor u shprehën se:

“Ne jemi të shkatërruar rreth sëmundjes që i është diagnostikuar djalit tonë Noah, i cili aktualisht është duke kryer trajtime në ShBA. Ne kemi qenë ngahera shumë të zëshëm për sa i përket rëndësisë së familjes dhe dashurisë që kemi për fëmijët tanë. Lusiana dhe unë sapo u shkëputëm nga karriera dhe puna për t’iu përkushtuar tërësisht familjes sonë me gjithë dashurinë që kemi për fëmijët tanë, për t’i dedikuar të gjithë kohën shërimit të Noah. Në këto kohë të vështira ju lutem respektoni privatësinë tonë”.

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF