KreuCelebrity

Rishfaqet më në fund Kanye West! Si ka ndryshuar këngëtari

Kanye West ka qenë në qendër të mediave javët e fundit pas problemeve mendore që ai ka pasur. Reperi u shtrua me urgjencë në një spital psikiatrik pas një rënieje që pati disa ditë më parë. Ai u shtrua 10 ditë në spital dhe gjatë kësaj kohe nuk pati asnjë foto të tij. Madje u fol edhe për një ndarje me Kim Kardashian, pavarësisht se diçka e tillë ende nuk ka ndodhur. Mirëpo dje ai është fotografuar në Los Angeles. Reperi ishte i ftuar në një ekspozitë arti. Ai kishte lyer flokët në ngjyrë të verdhë dhe me stilin e tij të veshjes, por pamja e tij e tregonte paksa të turbullt. Shpresojmë që ta kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF