KreuStil Jetese

Tiroiditi postpartum, faktorët që e shkaktojnë dhe përkujdesja

Dr. Entela Puca

 

Tiroiditi postpartum është një çrregullim që zakonisht ndodh brenda një viti pas lindjes dhe ndikon në një mesatare prej 5% të grave. Frekuenca rritet në 20% tek gratë që kanë diabet të Tipit 1, për arsye të faktorit gjenetik.

Çfarë është gjendra tiroide?

Gjendra tiroide është një gjendër endokrine në formën e fluturës, e cila lokalizohet normalisht në pjesën e përparme në zonën e poshtme të qafës. Detyra kryesore e saj është të prodhojë hormonet tiroide, të cilat sekretohen në gjak dhe më pas trasportohen në çdo ind të organizmit, për të fryrë funksionet kryesore si: të ndihmojë organizmin e përdorimin e energjisë, ruajtje të temperaturës trupore, dhe duke siguruar një funksionim të mirë të muskujve të zemrës, trurit, dhe organeve te tjera.

Cilat janë simptomat e Tiroiditit postpartum?

Tiroiditi është një term i përgjithshëm, i cili i referohet një “inflamacioni të gjendrës tiroide”. Tiroiditi postpartum është tiroiditi, i cili ndodh tek gratë në periudhën e paslindjes. Tiroiditi mund të shkaktojë dhe hipertireozë (nivel i lartë i hormoneve të tiroides në gjak) dhe hypotireozë (nivel i ulët i hormoneve të tiorides në gjak). Në tiroiditin postpartum, hipertireoza ndodh e para dhe më pas hipotireoza.

Çfarë e shkakton tiroiditin postpartum?

Shkaku i vërtetë është akoma i panjohur, por besohet për një sëmundje automone të ngjashme me Tiroiditin Hashimoto. Në fakt këto dy sëmundje është shumë e vështirë të ndahen nga njëra-tjetra. Si në tiroiditin Hashimoto dhe atë postpartum kemi një rritje të antikorpeve antitiroidiene: anti tiroid peroxidaze (Ac anti- TPO) dhe antithyroglobulin (ac Anti Tg). Femrat me antikorpe antitiroidien pozitive kanë një risk më të lartë për shfaqjen e tiroiditis postpartum në krahasim me femrat me antikorpe negative. Dhe shpesh besohet se në femrat, te të cilat shfaqet tiroiditi postpartum ekziston një sëmundje autoimune asimptomatike deri para lindjes, e cila përkeqësohet në periudhën e paslindjes, periudhe ku kemi dhe ndryshime të mëdha të funksioneve imunitare.

Sa i shpeshtë është tiroiditi postpartum?

Në USA tiroiditi postpartum ndodh te 5-10% e femrave. Shpeshtësia mund të jetë me e madhe në disa grupe popullate në risk.

Kush është më e riskuar për shfaqjen e tiroiditit postpartum:

Çdo grua me sëmundje autoimune si Diabeti mellitus tip 1 etj; me antikorpe anti tiroidiene positive; histori për sëmundje të tiroides në të kaluarën; histori për tiroidit postpartum në shatëzani të mëparshme dhe rreth 20% do të kenë rishfaqje të tiroiditit në shatëzanitë e tjera; histori familjare për sëmundje të tiroides.

 

Shenjat klinike dhe ecuria e tiroiditit postpartum

Përshkrimi klasik i tiroiditit postpartum përfshin hipertireozën në fillim dhe më pas hypotireozën. Jo të gjitha gratë mund të kenë të dhëna klinike që po kalojnë të dyja stadet, afërsisht 1/3 i manifestojnë të dyja fazat, ndërkohë 1/3 manifestojnë ose fazën e hipertireozës ose hypotireozës. Faza e hipertireozës ndodh 1-4 muaj pas lindjes dhe zgjat 1-3 muaj dhe shoqërohet me shenja të tilla si ankth, pagjumësi, palpitacione, lodhje rënie, në peshë dhe irritim. Meqenëse këto simptoma shoqërojnë shpesh periudhën postpartum,shpesh kjo fazë humbet nga diagnostikimi dhe është më e shpeshtë që gratë të paraqiten kryesisht në fazën e hipotireozës ,e cila ndodh 4- 8 muaj paslindjes dhe mund të zgjasë rreth 9-12 muaj. Simptomat tipike përfshijnë, lodhje, rritje në peshë, konstipacion, tharje të lëkurës e depresion. Shumica e femrave do të kenë një rikthim në normë të funksionit të gjëndrës tiroide brenda 12-18 muaj dhe afërsisht vetëm 20% do të mbeten me hypotireozë.

Si trajtohet tiroiditi postpartum?

Trajtimi varet nga faza e tiroiditit dhe shkalla e shenjave klinike që paraqet pacientja. Në femrat të cilat diagnostikohen në fazën e hipertireozës mund të trajtohen me beta bllokues për të ulur të rrahurat e zemrës dhe të dridhurat. Ndërkohë që simptomat përmirësohen, medikamenti ndërpritet, pasi kjo fazë është transitore. Medikamentet që bllokojnë prodhimin e hormoneve të tiroides nuk janë të nevojshëm në këtë fazë, pasi nuk kemi një rritje të prodhimit të tyre. Faza e hypotireozës trajtohet me terapi hormonale zëvendësues levothyroxine. Dhe nqs terapia fillohet, trajtimi duhet të vazhdojë afërsisht 6-12 muaj dhe më pas të ndalet dhe të shihet nqs hormoni i tiroides do të kërkohet për gjithë jetën. Është gjithmonë e rëndësishme të përpiqemi të ndërpritet terapia hormonale pas kësaj kohe, pasi rreth 80% e pacientëve do të fitojnë një funksionim normal të gjëndrës tiroide dhe nuk kërkojnë terapi kronike.

Parandalimi

Meqenëse nuk është e mundur të parandalohet tiroiditi postpartum, por ju keni ankesa jo të zakonshme mos mendoni që ato janë të lidhura vetëm me stresin e kujdesit për një të porsalindur dhe periudhën e paslindjes, por kërkoni ndihmë mjekësore për të menaxhuar me siguri situatën tuaj dhe rolin tuaj si nënë e një fëmije të sapoardhur në jetë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF