KreuArt

Yje Hollywood-i, por “të nënvleftësuar”

Si çdo vit, revista Forbes ka përgatitur listën e aktorëve më pak fitimprurës të kinemasë. Në vend të parë, akoma edhe një herë, ish djali i mallkuar. Pas tij vijnë, Will Smith, George Clooney dhe Julia Roberts

Para, para dhe akoma para. Ka nga ata që fitojnë pafund, ata që investojnë nga xhepi i tyre si dhe të tjerë që fitojnë shumë pak edhe pse janë shumë të famshëm. Ndodh kështu me Johnny Depp.

Ish djali i mallkuar është nominuar, edhe kësaj radhe, si aktori me më pak fitim në të gjithë Hollywood-in. Jo një dollarë nga ata që ka investuar për të siguruar performancat e tij (jo më brilante). Llogaritë e Forbes tregojnë se duke pasur parasysh ato që investon Johnyy Depp arrin të prodhojë një film nga i cili fiton 2, 80 dollarë.

Shifra që me sy të lirë mund të duket dinjitoze, është më e ulëta që është arritur ndonjëherë. Nuk ka aktor apo aktore që fiton kaq pak. Will Smith, që vjen pas Depp, fiton 5 dollarë për çdo dollar të investuar. Ndërsa në vendin e nëntë është Julia Roberts që fiton 10, 80. Dhe kështu me radhë deri tek Channing Tatum apo Bradley Cooper, i fundit në , i fundit në dhjetëshen e kësaj liste që fiton 12,10 dollarë për çdo dollar të investuar. Por për të mësuar se cilët janë aktorët më të paguar dhe më pak fitimprurës në Hollywood mund të shfletoni galerinë e mësipërme.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF