KreuCelebrity

Debate në rrjetet sociale për Rozana Radin: Këndoi a recitoi?

Rozana Radi u shpall fituesja e edicionit të 18-të të “Këngës Magjike”, por në rrjet pati shumë debate. Rozi pati një sërë mbështetësish por edhe ndjekës që e sulmuar performancën e saj. “Këndoi apo recitoi në skenë?”, shkruante një komentues. “Këngë me angazhim. Himn për femrat dhe fëmijët, pjesë e shoqërisë sonë të dhunshme. BRAVO Rozana Radi!”, shkruan psikologia Denada Toçe. “Dhe ajo kenaqesia qe t’i mbyll pergjysme kapaket e syve per te lejuar nga buzet te dale me qesendi nje ‘te thashe!’. Dhe e paskerkesh thene qe ne 25 tetor…”, shkruan gazetarja Sonila Meço krah klipit të Rozana Radit. “”Ma thuaj ti”. Kënga magjike 2016! Urime Rozi!”, shkruan gazetarja Fiori Dardha, e cila është kolegia e Rozit në emisionin investigativ në Oranews. Para nisjes së festivalit u fol për një trukim të rezultatit duke “shpallur” para kohe fituese Rozana Radin, por realisht kënga e saj ishte ndër më të pëlqyerat dhe me një mesazh të fuqishëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF