Al Bano pëson infarkt, rrëfen ankthin e përjetuar 0 180

“Zemra ime ende nuk është stabilizuar”



Ishte e premte mbrëma kur Al Bano pësoi dy infarkte dhe u operua me urgjencë. Por tani është mirë dhe ka treguar për ANSA-n detajet e atij moment të tmerrshëm. “Isha duke bërë provat për një koncert Krishtlindjesh në Auditorimin e Concilazione-s kur kam ndjerë një dhimbje në gjoks: mendova se ishte një problem reumatikë. Mendova se kaloi, por për pak u kthye edhe më i fortë se më parë. Atëherë shkuam me taksi në urgjencë, në Santo Spirito, ku më diagnostikuan një infarkt në progres, dhe pas tre orësh ndërhyrjeje, në mesnatë, isha jashtë sallës së operimit”.

Megjithatë ai tani nënvizon se tani ndihet mirë: “Frika e madhe kaloi: tani duhet të stabilizoj mirë këtë zemër që është duke hedhur valle dhe do të shkojmë përpara me ritmin e përhershëm. Tani më duhet të kaloj 5 ditë në spital dhe më pas rehabilitimi. Më është dashur të anuloj angazhimet e mia”.

Përpos të tjerave, ai ka falënderuar mjekët, duke thënë se janë treguar shumë të zotë, dhe me sa kuptohet nga rrëfimi i tij, ai premton të kthehet më i fortë se më parë.

 

                                                                                                     /BORDO/ Anila Dedaj

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *