KreuStil Jetese

Këtë fjalim të Madonna-s duhet ta lexojë çdo grua

Madonna: “Ne gratë nuk gëzojmë të njëjtën liri si burrat”

E nominuar si Gruaja e vitit në “Billboard Women in Music 2016”, këngëtarja ka mbajtur një fjalim të fortë dhe të sinqertë rreth rregullave të ndryshme të aplikuara për gratë dhe burrat. Pasi liria nuk është e njëjtë për të dyja palët

Ajo mund të akuzohet për çdo gjë, veçse jo se nuk ka thënë atë që mendon. Maddona është bërë kështu. Ndodhi të premten mbrëma në skenën e Billboard Women in Music ku këngëtarja u nderua me titullin Gruaja e Vitit.

Pas humbjes së freskët të Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale amerikane, Madonna nuk mund të mos kthehej me një argument që e ka përzemër: vetëvendosjen femërore. Midis duartrokitjeve dhe ‘standing ovacion’, këngëtarja derdhi disa lot pasi preku disa pika kyçe femërore, që kanë bërë të diskutohet shumë. Ja se çfarë tha.

“Burimi im i frymëzimit ka qenë David Bowie. Ai mishëronte shpirtin mashkullor edhe femëror dhe kjo përshtatej më së miri me mua. Më ka bërë të mendoj sikur rregullat të mos ekzistonin. Por e kishte gabim: nuk ka rregulla nëse je një mashkull. Dhe po rregullat ekzistojnë për një femër”.

“Nëse je vajzë duhet që të qëndrosh në lojë. Të lejohet të jesh e lezetshme, e bukur apo seksi. Por nuk mund të dukesh tepër inteligjente. Nuk mund të kesh një mendim ndryshe nga ai i shumicës, por të lejohet të trajtohesh si objekt nga burrat dhe të vishesh si zuskë.”

Dhe nuk duhet, e përsëris nuk duhet të ndash fantazitë e tua seksuale me botën. Po ajo që duan burrat që ti të jesh, por, edhe më shumë e rëndësishme, kur je në mes të burrave ji ajo që gratë e tjera e quajnë të pranueshme. Dhe në fund, mos u plak, pasi të plakesh është një mëkat. Do të kritikohesh dhe me siguri do të injorohesh”.

“Në një pikë të jetës sime u ndjeva njeriu më i urryer në botë. Për pak kohë nuk më morën në konsideratë pasi isha martuar me Sean Penn, nuk isha më një kërcënim. Vite më vonë, e divorcuar dhe single, publikova albumin Erotik dhe librin “Sex”, dhe çdo gjë që lexoja rreth meje ishte një dënim. Më thërrisnin putanë edhe shtrigë Një titull më krahasonte me Djallin. Dhe unë i thashë vetes: “Prit pak, por Prince nuk vishet me çorape rrjetë, me taka me majë, dhe me fundshpinën zbuluar?”. Përgjigjja ishte po. Por ai ishte një burrë. Ajo ishte hera ime e parë që kuptova se gratë nuk gëzojnë të njëjtën liri si burrat”

Ajo që do të doja t’u thosha të gjithave është kjo: gratë kanë qenë të nënshtruara kaq gjatë sa kanë filluar të besojnë atë që burrat thonë për to. Mendojnë se duhet të mbështesin një burrë që të bëjnë figurë të mirë. Dhe ka burra të mrekullueshëm që ia vlen t’i mbështesësh, por jo për faktin se janë burra, por sepse vlejnë. Si gra duhet të fillojmë të çmojmë vlerat tona dhe të grave të tjera. Duhet të jemi në kërkim të grave të forta dhe të lidhim miqësi me to, të jemi në anën e tyre, të mësojmë nga ato, të bashkëpunojmë më to, nga atom und të frymëzohemi,  t’i mbështesim”

Në fund të falënderimeve, Madonna ka dashur të falënderojë edhe atë që nuk e ka mbështetur asnjëherë. “Dyshuesve, dhe atyre që më thanë jo, atyre që kanë bërë jetën time një ferr duke më thënë se nuk mundesha, që nuk do të isha dhe nuk duhet të provoja, më duhet të them se rezistenca juaj më ka bërë më të fortë, më ka nxitur edhe më shumë të jem luftëtarja që jam sot. Më ka bërë gruan që jam sot. Kështu që, faleminderit!”.

 

                                                                                       /BORDO/ Anila Dedaj

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF