KreuStil Jetese

Tuna pozon shtatzënë për BORDO

Arsyeja pse në veshjen e saj mbizotëronte e zeza, gjatë eventit muzikor “Kënga magjike 2016”, lidhet me tekstin e këngës së saj, që mban brenda një dramë. Një tekst që vë në qendër individin me brendësinë, ndjenjat dhe dyshimet e tij. Mund të thoshim se patëm një rikthim të Tunës së vjetër, por në fakt ajo ka ardhur ndryshe në këtë festival. Me të, brenda saj ka qenë një krijesë tjetër, dhe kjo e ka bërë edhe më emocionuese performancën e këngëtares.

U bë kohë që mediat rozë kanë këmbëngulur për një foto apo koment të Tunës rreth shtatzënisë së saj, mirëpo ajo është shprehur në emisionin “E diela shqiptare” se mediet duhet të reshtnin së gërmuari pasi: “Këtë lajm e dua vetëm për vete”. Ndërsa veshja e saj e bënte  mamanë e ardhshme të dukej në formë të shkëlqyer qoftë gjatë prezantimit të këngës ashtu edhe në finale ku në fakt ndryshoi një detaj shumë i këndshëm. Kapelja e zezë u zëvendësuar me një kurorë çka e zbuste dramën, edhe e bënte këngëtaren të dukej si mbretëreshë, ashtu si çdo femër duhet të ndihet.

Ndërkohë që BORDO gjatë prapaskenave të festivalit ka mundur që të fotografojë Tunën teksa ledhaton bebin që po rritet në barkun e saj, të cilin ajo ka filluar ta ndiej. I ndien gjuajtjet e tij, të vetmet që një femër duhet të lejojë, edhe që falin kaq shumë lumturi, pasi siç është shprehur edhe Tuna kështu percepton se ai ndodhet aty,dhe “është kaq bukur të dëgjosh një zemër tek lëviz aty brenda”.

                                                                                                                /BORDO/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF