I fejuari i Kate Moss, 13 vjet më i vogël se ikona e modës

Kate Moss, një kont në zemër

Gossip-i me sa duket i dëshironte të ndarë. Por këto foto tregojnë diçka tjetër: modelja dhe Nikolai von Bismarck janë akoma bashkë.



Nëse do t’i besonim gossip-it atëherë dashuria midis Kate Moss dhe Nikolai von Bismarck do të kishte përfunduar me kohë. Por këto foto rrëfejnë tjetër gjë. Modelja dhe i fejuari kont janë fotografuar duke shëtitur në rrugët e Londrës. 13 vite diferencë, por ata jenë ende të lidhur.


“Duken me të vërtetë në sintoni”, janë shprehur burimet për VanityFair, “Edhe pse ajo nuk është mësuar të negociojë”.

Nikolai ka ardhur në jetën e saj në momentin e duhur, kur martesa e saj me Jamie Hince thuajse kishte marrë fund. “Është burri perfekt për të, në këtë moment”, janë shprehur miqtë e saj. Dhe Kate nuk u mendua shumë gjatë. Sot divorcin e ka lënë pas. Meritë kjo edhe e Lila Grace, vajzës 14-vjeçare që ajo ka me gazetarin Jefferson Hack.

“Ajo është qendra ime”, ka deklaruar pak kohë më parë. Përpos kësaj është edhe konsulentja e saj: “Ndonjëherë më thotë: ‘Nuk mund të veshësh këtë’. Dhe unë i besoj verbërisht instinktit të saj”.

                                                                                                     /BORDO/ A.D

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *