KreuStil Jetese

Në prapaskenë me finalistët e “Këngës magjike 2016”

“Kënga magjike 2016” tanimë ka përfunduar, edhe pse debatet lidhur me të kënduarit live, çmimet, apo supozime për muzikë të kopjuar ende vijojnë.  Performanca është tanimë një pjesë e rëndësishme jo vetëm e eventeve të modës por edhe atyre muzikore, dhe një nga elementet më të diskutuara të saj mbetet veshja. I kemi parë në skenë,  nën ndikimin e reflektorëve apo elementëve të tjerë skenikë, por si janë dukur këngëtarët pa këto efekte natën finale të “Këngës magjike 2016”. Shumë kanë preferuar të zezën si ngjyrë të veshjes së tyre. Moderatorja e Klanit Klea Huta dukej e mrekullueshme me fustanin transparent të zi, më klasike ka qenë veshja e Anxhela Peristerit apo Rosela Gjylbegut dhe sigurisht që Tuna ka goditur në shenjë me veshjen e përzgjedhur. E bardha i rrinte shumë mirë Arilena Arës, duke u përshtatur shumë mirë edhe notat romantike dhe melankolike të këngës.  Ç’të themi për Flaka Krelanin?! Ndoshta shumë pranë perfektes, duke pasur parasysh kombinimin e zërit performancës dhe veshjes sensuale. Sigurisht ka pasur edhe nga ata që kanë dashur të guxojnë si Era Rusi, e zhytur në kaltërsinë e fustanit dhe syve të saj, por natyrisht duke shpëtuar zërin. E sofistikuar dhe me shije të hollë si gjithmonë Venera Lumani. Elegantë janë prezantuar edhe meshkujt prej të cilëve mund të veçojmë Alban Ramosaj që ka guxuar duke i dhënë shkëlqim veshjes së tij me gure dekorativ. Një zgjedhje e pazakontë në skenat tona për sa i përket meshkujve, por që Albanit i rrinte më së miri.

Për këto edhe të tjera BORDO ka fotografuar këngëtarët në prapaskenë. Ju ftojmë të shikoni galerinë e mësipërme dhe të jepni verdiktin tuaj se kush u vesh më mirë në finalen e madhe të “Këngës Magjike 2016”.

                                                                                                          /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF