KreuFashion

Shkencëtarët i thonë “ndal” plakjes

Sfida e radhës e shkencëtarëve  është gjetja e formulës së një medikamenti që mund të ofrojë “eleksirin e rinisë së përhershme” dhe mendohet se testimet e para do të fillojnë vitin e ardhshëm.

Ky medikament mendohet të “ndalojë” plakjen, madje edhe të shërojë sëmundje të tilla neruologjike si Alzhajmer dhe Parkinson. Njerëzit do të jenë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe do të mund të jetojnë 110-120 vjet.

Sipas profesorit skocez, Gordon Lithgow dhe shkencëtarëve të tjerë që janë pjesë e këtij bashkëpunimi, ky medikament do të mund të realizohet shumë shpejt.

Elementi kryesor i pilulës do të jetë metformina, e cila rrit numrin e molekulave të oksigjenit që çlirohen në qelizë, duke siguruar jetëgjatësi.

Grupi i shkencëtarëve amerikanë dhe skocezë kanë marrë autorizimin e Agjencsisë Amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve për ta testuar produktin vitin e ardhshëm tek njerëzit.

Nëse testimet do të rezultojnë me sukses, një person që është rreth të 80-ave do të gëzojë shëndetin e një personi rreth të 50-ave. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF